SHËRUAR MBAS 44 VJET TË VUAJTURA NGA ARTRITE REUMATOIDE

Me dëshmimin tim dua ti jap shpresë atyre që vuajnë nga sëmundje të pashërueshme e të dhimbshme. Më quajnë  AnnaRita. Jetoj në Ancona pikërisht në këtë qytet, në kishën Santa Maria dei servi kamë  qenë e puthur nga dashuria e Zotit. Kur isha 20 vjeçe (tani jam 64 vjeçe) u sëmura nga artrite reumatoide, sëmundje që konsiderohet e pashërueshme që të lë invalid, aq sa i risjell personave vuajtje për të jetuar në karrocën e invalidit. Kjo sëmundje prek më shum seksin femër, në moshë të re që nxit përparim në shkatërrimin e gjymtyrëve rreth artikulacionëve e në mënyrë të veçant pulsin e duarve, të këmbëve e jep deformim të rëndë e dhimbje të vazhdueshme. Të jesh e prekur nga kjo sëmundje do të thotë të bashkëjetosh me dhimbjen e mos të dijshë më, çfarë do të thotë të mos-vuajsh. Dhimbja te mua ishte bërë një shok i pandarë udhëtimi: edhe te një gjest më i thjeshtë, si me marr një lugë o të rrotullojsh një çelës, më shkaktonte një dhimbje të padurueshme. Terapia mjekësore e bërë me ilaçe anti-infiammatori, corticosteroidi, immuno-soppressori ecc., tek mua kanë provokuar shumë efekte anësore. Kam pratikuar dhjetë vjet përpara, edhe një terapi kirurgjike me vendosjen  e tetë protezave, të artikulacioneve të dy duarve, por me munges rezultati. Megjithëse ia kam dalë të shkoj përpara duke u kujdesur për familjen time e në rritjen e dy vajzave por sidomos pa humbur kurrë besimin.

Data 11 tetor 2009 do të thotë për mua rilindje e një jetë të re. Njihja Don Marcon shumë vite përpara e dija që në këtë datë do të bënte lutje shërimi në kishën Santa Maria dei servi në Ancona. Ato ditë duhet tu gjindesha larg nga Ancona, por papritmas për disa arsye, të gjitha detyrimet e mia ndryshuan, të gjitha ato që kisha vendosur të bëja, u shkëmbyen, e tani mund të them me vullnetin e Zotit marrë pjesë në lutjen e drejtuar nga Don Marco. Gjatë kremtimit të lutjes, në veçanti mbas sakramentit me vaj të bekuar (për të sëmurët), dëgjoja që po më ndodhte  diçka e çuditshme; një pickim në duar e dhimbje me intensitet të ndryshëm, të durueshme që po u zhdukshin. Kthyer në shtëpi nuk i them asgjë familjes time, por isha gjithnjë e më e bindur që ato dhimbje, nuk ishin të njejta. Më vonë shkova për të fletur. Nga ora tre e mëngjesit, pabefas, zgjohem, provoj të lëviz duart, nuk ndjeja më asnjë dhimbje, asnjë mundim: duart e mia ishin të lehta për tu hapur, mbyllur, shtërnguar, të lehta si asnjëherë! Doja të prisja derisa tu zgjonte burri im, por nuk rezistoja nga gëzimi që isha duke provuar, e duke qarë, e kamë thirrur për ti treguar për atë që po më ndodhte me qëllim që edhe ai që më kishte ndjekur e kuruar gjithnjë në sëmundje të merrte pjesë në gëzimin tim. Jemi përqafuar në qetësi e kemi lutur për të falenderuar dashurinë e Zotit që kishte shfaqur përballë meje.

Sot jam një tjetër person: nuk ndjek më terapi me bazë të immuno- soppressori. Shqyrtimet klinike tregojnë një situacion të qëndrueshëm pa asnjë tregues infiamacioni. Shqyrtimet radiologjike janë normale, edhe duke paraqitur dëmtimet e marra në vitet që ishin impjantuar protezat, nuk vë në dukje asnjë karakter progresiv karakteristik të sëmundjës. Unë e familja ime falenderojmë mirësinë, dhe dashurinë që Zoti na ka dhuruar.