NJË RIKRIJIM MREKULLIE

Një  vitë përpara, unë, Alessandra, e burri im David, në vazhdimësi të disa vizitave mjekësore kemi  zbuluar që vajza jonë Giorgia 9 vjeç vuante nga diagnoza agnosia dell’utero (mungesë mitre). Kishte lindur pa mitër. Doktorët na këshilluan ripërsëritjen e ekografis pas disa muajsh.  Në 28 shkurt të këti viti kemi ripërsëritur ekografinë që ripohonte  përgjigjien e ekografis së parë. Në një moment ka ndryshuar mënyra ime për të parë jetën. Vija nga një moment me provë të madhe: në nëntor kishte lindur mbesa e parë, pa një dorë edhe unë isha në pritje  për një operacion  kirurgjik rikonstrutiv  të një veshke. Në ata ditë më mbizotëronte dobësia, ligështimi, besimi im nuk ishte i mjaftueshëm për të reaguar  inatin, ligështin e dëshpërimin që kisha në zemër.   Reagimi i parë ishte rebel, akuzoj Zotin e dashurisë që i lejonte shumë vuajtje kësaj vajze. Mbasi e kuptova se vetëm duke u bashkuar me Jezun mund  të provosha shpëtimin. Bashkë me një grup grash të Rinnovamento nello Spirito di Recanati  kemi filluar takimet për tu lutur për Giorgien e për familjen time. Çdo ditë Zoti fliste në zemrën time me fjalë të sigurta: “Zemra jote nuk duhet të jetë e trazuar!” kanë qenë fjalët  e ungjillit në meshë, të njëjtës natë që ishte vërtetuar diagnoza mungesë mitre. Në këto muaj Kungimi për mua ka qenë buka e jetës, shpresë e forcë. Zoti gjatë lutjes na ftonte gjithnjë ta lëvdojmë sepse Ai është besnik dhe Dashuria e Tij është përherë. Ai është Zoti.  Në prill gjatë lutjes Fjalët e ungjillit na sugjeronin të dërgonim fëmijët përpara Juzus, në një pjesë të leximit të ungjillit ku Jezu i vë duart atyre dhe i beko. Kështu kemi pleksur Giorgien në një lutje të drejtuar nga prifti, Don Rafael Alvarez që vendosi duart mbi Giorgen e pastaj mbi të gjithë ne pjesëtarët e familjes, ndërkohë që murgeshat luteshin e aty Zoti më ka pyetur në mënyrë të fortë. Jezu më ka pyet: “Po ti, më do?”. Më pyeti tre herë si Pietro. Dëshironte të thonte: “Beso te unë? Përse je kaq e dëshpëruar?”. Kam kuptuar që, të duash Zotin, do të thotë të pranosh vullnetin e Tij, të bëjsh si ka bërë Jezu me baban e Tij, të pranojsh kupën e dashuris së Tij edhe kur është e hidhur për ta pirë. Në 24 maj kemi shtruar Giorgen në Spital për të bërë analizat e për të zbuluar shkaqet që kishin shkaktuar këtë anomali. Prita me ankth përgjigjien e ekografis por doktori nuk thotë asgjë të re. Për përgjigjien e analizave duhet të prisja disa javë. Si mund të shpresosha? Por Zoti vazhdonte të më  thonte: “Zemra  jote nuk  duhet  të jetë e trazuar!”. Në qershor  kemi shkuar në takimin nacional në Rimini e gjithë familja sëbashku për të vazhduar lutjen. Mbi sugjerimin e referimit fillova të them lutjen: “Unë nuk jamë i denjë, por thuaj vetëm një fjalë, unë do të jemë i shpëtuar, e Giorgia shëruar !”. Me të shkuar në shtëpi rimarr në dorë librin “La potenza della fede” (forca e lëvdimit) ( botimi EUN) sepse Zoti më ftonte për të vazhduar lëvdimin.  Në fillim pati qenë një akt dëshire, që më jepte forcën të falenderoja për ketë që po jetoja, dalngadalë fillova të shikoj gjithçka si një moment i madh bekimesh. Çdo ditë me burrin e djalin tim Nicola vazhduam të luteshim në pritje të përgjigjies, e me grupin e lutjes e bindur që githçka që bën Zoti e bën për të mirën tonë, e shpëtimin tonë. Në 27 qershor 2011 një grua e grupit më telefono duke më thënë se kishte parë një ëndërr: kishte ëndërruar Nicoletta Latini (ishë motra e grupit të lutjes vdekur nga kanceri mbas shumë vuajtjesh, kushtuar me dashuri Zotit për shpëtimin e kishës dhe në veçanti për shenjtërin e Priftave) dhe Nicoletta i thonte: “Sille te unë!”. Shkova te varri i saj për tu lutur e për të kërkuar lutjen e Nicolettes.

Në 29 qershor më arrin telefonata e burrit tim ndërsa po punoja për të më thënë që doktoresha e spitalit Salesi di Ancona që ndjekte Giorgen e kishte thirrur për ti thënë se analizat ishin negative: nuk ishte asnjë shenjë dhe në ekografinë e fundit ishte i dukshëm fillimi i formimit të mitrës! Gëzimi që kam provuar për shpirtmadhësin e forcën e Zotit nuk mund ta them, e ta përshkruaj,

Alleluia lavdi Zotit!                                                                                                                 Alessandra e Davide