Nënë Teresa di Calcutta (1910-1997)

"Jam me gjak shqipëtare,nënshtetëse  Indiane. Për këtë që mban feja ime,jam një murgeshë katolike. Sipas thirrjes time i përkas botës. Por për sa shikoj zemrën time,i përkas tërësisht zemrës së Jezus". Me trup të vogël,por me besim të fortë, sa shkëmbi,Nënë Teresa di Calcutta i qe besuar misioni për të shpallur dashurinë e pangopur të Jezus për njerëzimin, në veçanti për më të varfërit ndërmjet të varfërve. "Zoti e do akoma botën e më dërgo mua e ty derisa të jemi dashuria e Tij e dhimbsuria e Tij drejt të varfërve". Ishte një shpirtë plot me dritën e Krishtit,e djegur prej dashurisë për Atë e me një të  vetme, dëshirë të zjarrtë:"për të ushqyer etjen e Tij  të dashurisë për shpirtrat". Kjo lajmëtare ndriçuese e dashuris së Zotit lind me 26 Gusht 1910 në Shkup, qytet i vendosur në pikën e kryqëzimit në historinë e ballkanit. Më e vogla nga pesë fëmijët të Nikola e Drane Bojaxhiut, qe pagëzuar me emrin Gonxha Agnes, merr Komunionin e Parë në moshën pesë vjeçe e gjysëm e qe krezmuar në nëntor të 1916. Nga dita e Parë e Komunionit dashuria për shpirtrat hyn në zemrën e saj. Papritur i vdes babai, ndodhi kur Agnes kishte rreth 8 vjeç,lë familjen në vështërsi ekonomike. Drane i rrit fëmijët me qëndrushmëri e dashuri,duke ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në karakterin e në thirjen e vajzës. Formimi fetare i Gonxhes qe përforcuar më vonë nga gjallëria e kishës  Zemra e Shenjtë këtu ishte aktive në detyrë. Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçe,lëviz nga dëshira për tu bërë misionare,Gonxha lë shtëpinë e saj në shtator 1928, për të hyrë në Institutin e të Bekuarës Virgjërës Mari, e njohur si "Murgeshat e Loretes" në Irland. Atje merr  emrin motër MaryTeresa,si Shenjta Teresa e Lisieux.   Në dhjetor niset për Indi duke mbërritur në Calcuttë në 6 Janar 1929. Mbas shpalljes të votave përkohësisht në maj 1931, Motër Teresa dërgohet pranë komunitetit të Loretes në Entally e jepte mësim në shkollën e vajzave St. Mary. Në 24 Maj 1937 motër Teresa i premtoj Jezu Krishtit për të jetuar në varfëri të përjetëshme duke bërë, si thotë vetë ajo: "bashkëshorte e Jesus" për "përjetësi". Nga ajo ditë qe thirrur gjithmonë Nënë Teresa. Vazhdon si mësuese në St. Mary e në 1944 bëhet drejtoreshë e shkollës. Person me lutje të thellë e dashuri të fortë për motrat e nxënësit e saj, Nënë Teresa kalon njëzet vjet të jetës së saj në "Loreto" me lumturi të madhe. E njohur për mëshirën e saj, për bujarinë e guximin, për prirjen e një pune të fortë e për qëndrimin natyral në organizim,i kushton jetën e saj Jezus mes motrave, me besim e gëzim.
Në 10 shtator 1946 gjatë udhëtimit në tren nga Calcutta në Darjeeling për tërheqjen vjetore Nënë Teresa merr "frymëzimin"e saj "thirrje në  thirrje"Atë ditë,e cila si shembull nuk e tregon kurrë,etja e Jezus për dashurinë për shpirtrat  përvetësohen në zemrën e saj e dëshira e zjarrtë për të ngopur etjen e Tij bëhet bazë në jetën e saj.
Me kalimin e javëve e muajve pasues,për mes shprehjes e shikimit të brendshëm, Jezus zbulon dëshirën e Zemrës të Tij për "Viktimën e dashurisë" që do të ishte rrezantimi  i dashurisë të Tij ndaj shpirtërave.
"Eja,bëhu drita ime",të lutem "Nuk mund të shkoj vetëm" Ai zbulon vuajtjen në pamjen e saj kureshtjen drejt të varfërve,e dhimbja e Tij për mos me qenë i njohur  nga ato e dëshira e Tij e zjarrtë për dashurinë e tyre. Jezu i kërkon Nënë Tereses të themeloi një komunitet fetar,të Misionit për Bamirësi i dhënë pas shërbimit për më të varfërit ndër të varfër. Rreth dy vjet shqyrtime e verifikime të shkuara para që Nënë Teresa merr lejen për të filluar misionin e ri të saj.Në 17 gusht 1948 vesh për herë të parë veshje të bardhë me bord të kaltër e kapërcen kangjelin e manastirit të dashur të saj në "Loreto" për të hyrë në botën e të varfërve.
Mbas një kohe të shkurtë me Motrat Mjeke Misionare në Patna, Nënë Teresa hyri në Calcuttë e gjeti një vendbanim të përkohshëm pranë Motrave të Vogla të Varfërve. Në 21 dhjetor shkoj për herë të parë në rrethinat e qytetit: visito familje, lan plagë të disa fëmijëve,kujdeset për një burrë të vjetër e të sëmurë që ndodhej në rrugë e për një grua që ishte duke vdekur nga uria e tuberkulozi. Fillonte çdo ditë me Jezun dhe kungimin e dilte me rruzat e rruzaries ndër duar, për me kërku e me shërby Atë në ata që janë "jo të dëshiruar, jo të dashur, e jo të kuruar". Disa muaj më vonë u bashkuan me atë, njëra pas tjetrës disa ish nxënëse të saj.
Në 7 tetor 1950 Kuvendi i ri fetar i Misionit për Bamirësi vjen i njour në Arcidiocesi në Calcuttë. Në fillim të 1960 Nënë Teresa filloi të dërgojë motrat e saja në vende të tjera të Indis. Kuvendi fetar i drejtuar nga Papa Paolo VI në shkurt të 1965 e inkurajon dhe hap një shtëpi misioni në Venezuela. Atë e ndoqën menjëherë baza të tjera në Romë e në Tanzani e,më pas në të gjithë kontinentet. Duke filluar nga 1980 deri në 1990.Nënë Teresa hapi shtëpi  misioni pothuajse në të gjithë vendet komuniste,edhe në ish Bashkimin Sovjetik , Shqipëri  Kuba. Për tu përgjigjur më mirë nevojave të varfërve,si fizikisht edhe shpirtërisht,Nënë Teresa themeloi në 1963 Vëllezërit Misionar për Bamirësi;në 1976 Motra të Kushtuara lutjes,në 1979 Vëllezërit lutës,e në 1984 Fratit Misionar për Bamirësi. Megjithatë frymëzimi i saj nuk u kufizua vetëm thirrjes së fesë. U formuan Bashkëpunëtorët e Nënë Tereses e Bashkëpunëtorët e Sëmurë e të Vuajturit, persona të rrëfimëve të ndryshme me besim e kombësi me të cilët ndau shpirtin e saj të lutjes,thjeshtësin,e misioni i saj për të përvuajturit  është vepër e dashurisë me këtë frymë shpirti më pas solli formimin e shoqatës Misionarët e Bamirësisë Laik. Si përgjigjje,pyetjes së shumë priftërinjëve,në 1991 Nënë Teresa i dha jetë edhe Lëvizjes Corpus Christi për Priftërinjtë si një "rrugë e vogël për shenjtërim",për të gjithë ata që dëshironin të ndanin me të shpirtin.
Në këto vite me përhapje shumë të shpejtë të misionit të saj,bota filloi të drejtohej me shumë kujdes nga Nënë Teresa e vepra që kishte nisur. Nderime të  shumta duke filluar nga Çmimi indian Padmashri në 1962 , e më i konsiderueshëm Çmimi Nobel për Paqen në 1979,duke i dhënë nderë veprës së saj,ndërsa(mjetet e komunikacionit Radio TV) filluan të ndiqnin veprat e saj me shumë interes e gjithmonë e në rritje. Mori si mirënjohje  kujdesjet,"për lavdinë e Zotit e në emrin e të varfërve".
E tërë jeta e vepra e Nënë Tereses dhanë dëshmime,si nga gëzimi për të dashur,nga madhështia e nga dinjiteti të çdo qënie humane,e vlerësimit të gjërave të vogla të bëra me shumë besim e me dashuri,e pakrahasueshme vlera e miqësis me Zotin. Ju dha një tjetër akt heroik kësaj gruaje të madhe për të cilën njohja e saj erdhi mbas vdekjes. E fshehur nga sytë e të gjithëve,e fshehur edhe nga ata të cilët i qëndruan më afër e tërë jeta e saj e brendshëme qe dalluar nga një eksperiencë e thellë,e dhimbshëme e duke pasur përherë përshtypjen se ajo ishte e ndarë nga Zoti, ishte e refuzuar nga Ai, së bashku një dëshirë në rritje për Të. E thirri provën e saj të brendshëme "Errësirë". "Nata e dhimbshëme" e shpirtit të saj, që pati filluar rreth periodës në të cilën kishte filluar misionin me të varfërit e zgjati për gjithë jetën,udhëhoqi Nënë Teresen në një bashkim akoma më të thellë me Zotin. Nëpërmes errësirës mori pjesë në etjen e Jezu Krishtit, për dëshirën e saj, e dhimbjen e djegur, për dashurinë, e ndau pikëllimin e brendshëm të  varfërve.
Gjatë vitëve të fundit të jetës së saj, edhe pse problemet seriose të shëndetit ishin në rritje, Nënë Teresa vazhdoi të udhëheqë Kuvendin Fetar të saj e tu përgjigjej nevojave të varfërve e të Kishës. Në 1997 motrat e Nënë Tereses ishin rreth 4000, të pranishëme në 610 shtëpi si misione të përhapura në 123 vende të botës. Në mars të 1997 bekoi zgjedhësen e re Kryetaren e Përgjithshme të Misionëve për Bamirësi e bëri akoma një udhëtim jashtë.                                                                                                                                    6
Pasi kishte takuar Papa Giovanni Paolo II për herë të fundit, hyn në Calcuttë e kalon javët  e fundit të jetës duke pritur vizitor e duke udhëzuar motrat. Në 5 shtator 1997 jeta në tokë e Nënë Tereses mbërrin në fund. I qe dhënë nder në varrezat e Shtetit nga ana e Qeverisë indiane e trupi i saj qe varrosur në Shtëpinë Nënë të Misionarëve për Ndihma. Varri i saj bëhet shumë shpejt vend pelegrinazhi e lutje për njerëz të çdo besimi, të varfër e të pasur, pa asnjë dallim. Nënë Teresa na lë një testament fetar të patundshëm, shpresë e pamposhtur e jashtëzakonshme e Bamirësis.Përgjigjja e saj kërkesës së Jezus: “Eja, bëhu drita ime”, e bën Misionare për Bamirësi, “Nënë për të varfërit”, simbol i dhimbsuris për botën e dëshmitare që jeton dashurinë e pangopur të Zotit. Më pak se dy vjet mbas vdekjes së saj, shkaku i përhapjes të famës të shenjtëris e falenderimet e marra për ndërmjetësinë e saj, Papa Giovanni Paolo II i lejon hapjen e çështjes të kanonizimit. Në 20 dhjetor 2002 miratohet dekreti mbi virtytet e saj heroike e mbi mrekullit.