SHËRUAR  NGA  ARTRITE  REUMATOIDE!

Më quajnë  Iris Danese, banoj  në Tortoreto Lido,jam e martuar,mami i dy fëmijëve e nëna e një nipi të adhurueshëm, jetoj me gjithë familjen time e me mamin tim,një grua e veçantë. Burri im,duke qenë mbi anije drejtor i makinave,gjendet gjithmonë me punë jasht,përveç pushimëve e leje të ndryshme. Jemi të krishter katolik,besimtar të vërtetë të kushtuar shumë Zemrës së  Shenjtë të Jezus e të Virgjërës Mari;bëj pjesë në lëvizjen priftërore Mariano e bashkë me familjarët e mi jemi shenjtëruar në Zemrën e Papërlyer të Maris. Rreth gjashtë muaj më parë vajza ime i kushtohet shumë Nënë Tereses ,në supermarket Tigre në Giulianova gjeti një biletë lajmërimi të një meshe në lutje për shërim për të sëmurët në kishën Nënë Teresa di Calcutta në Martinsicuro. Më tha gjithë entuziazëm se kishte dëshirë për të marr pjesë,por për pengesa të ndryshme nuk qe e mundur as për atë,as për ne të familjes.
Drejt fundit të tetorit kam takuar kushërirën time,ajo banon në Martinsicuro i përket kishës Nënë Teresa di Calcutta dhe e kam pyetur për lajme përkatëse të kësaj meshe të shenjtë. Kushërira ime më ka shpjeguar gjithçka dhe më ka folur edhe për priftin don Marco,prifti më ka ftuar për të marrë pjesë në takimin që do të ishte mbajtur me 19 nëntor 2006 në pallatin e sportit. Mbas disa ditësh nga takimi me kushërirën time në mëngjes ngrihem nga krevati e nuk mundja me lëviz krahun e majt, kisha dhimbje të forta në shpatull. Duke prekur shpatullën më kishte edhe ardhur jasht një gungë që me të vërtetë për të dhënë idenë  ishte e madhe porsi gjysëm panine tip sandwiç. Nuk mundja të lahesha as të bëja lëvizjen më të vogël. Shkova njëlloj në punë e këshillohem me mjekun e  familjes që më diagnostikon ARTRITE REUMATOIDE. Fillova kështu kurën me serum gjilpëra e tableta,pas një jave ndiej  një përmisim shumë të vogël,relative e një dhimbje të paktë por në lëvizje isha gjithnjë e bllokuar,përkundrazi shpatulla kishte zbritur,nuk qëndronte më në të njëjtin nivel me shpatullën e djatht,dhe ishte e dukshëme e kush më shikonte. Isha edhe mirë e vetëdijshëme  se l'artite reumatoide nuk u shëronte përkundrazi me kalimi e kohës u keqësonte.
Mbërrin 19 nëntori e mbasdite shkoj në takimin për shërim. Sapo mbërrita ndjesia ime ka qenë për të shijuar një moment dashamirësie të veçantë në nivelin qiellor,një mjedis i qetë e gazmor diçka e mrekullueshëme edhe në pritje të pjesmarrësve,me të qeshur vezulluese me nderime mirëseardhje. Duke filluar cermonia fetare unë kisha hyrë në një tjetër përmasë,sepse me të vërtetë ka qenë prekëse më dridhej zemra,isha e emocionuar sikurse duhet të takoja dashurin time për herë të parë. Në fazën e adhurimit të SS. Sakramentit unë isha përqëndruar mbi një mike familje që ka seri problemi nga shëndeti,e lusja Jezun për atë,kur në një çast kam ndier një dhimbje vërvitëse mbas qafe sikur ishte duke mu shqitur mish nga kocka, Zgjati pak, por ishte me të vërtetë e padurueshëme saqë i kam thënë koleges time që qëndrote përkrah meje. Cermonia fetare shkonte përpara,unë isha gjithnjë përqëndruar mbi miken time,më ka ardhur keq kur ka mbaruar,nuk kisha dëshirë të kthehesha në shtëpi,për të lënë këtë parajsë,më ishte e veshtirë për të rivendosur këmbët për tokë,ka qenë lartësuar shumë, gëzimi i brendshëm. Unë u ndieja një tjetër person.
Me tu kthyer në shtëpi isha e lumtur,i kam treguar gjithçka njerëzve të mi, kam folur gjithë mbrëmjen mbi këtë gjë. Shkoj në krevat,me tu zhveshur,tërheq trikon për mënge e përpiqem të zhvesh para krahun që nuk mundja ta ngrija(edhe vetëm kjo lëvizje më jepte dhimbje)përkundrazi ajo mbrëmje më kujtohet që nuk e ndieja,atëherë kam kërkuar të lëviz krahun e nuk më jepte dhimbje,e kam ngritur pak,e nuk më jepte dhimbje,e kam ngritur deri sa mundja e nuk më jepte dhimbje,e kam rrotulluar si një mulli e nuk më jepte dhimbje! "Zotëri,ç'gjë më ka ndodhur?!" Nuk mundja me besu. Kam filluar të qaj,kam vrapuar në dhomën e mamit tim duke qarë... "Mami,Mami,shiko çfarë gjëje më ka ndodhur!" Mami im,e trembur, nuk dinte çfarë të mendonte e pyeste ç’gjë kishte ngjarë, kështu qaja e ajo e shqetësuar nuk ia dilte të kuptonte. Më vonë ia kam dalë për ti thënë “Mami, shiko krahun, shpatulla nuk më jep më dhimbje! Mami ,kam marrë mrekullin, Jezusi më ka shëruar! Mami jam shëruar, shpatulla nuk më jep më dhimbje, mami mundem me lëviz krahun!” Atëherë edhe ajo filloi të qajë nga gëzimi për mua,e ka mundur të provojë që gunga që qëndronte mbi shpatull deri disa orë më parë nuk ishte më; shpatulla, që më parë ishte më e ultë nga tjetra ishte niveluar; nuk ishte më as një shenjë nga sëmundja.
“Vajza ime, ke qenë e mrekullueshëme, Jezu Krishti të ka bërë mrekulli!” E qartë se nuk ishte për sa i përket orarit të vonë do të kisha shpejt njoftuar shoqen time, do të isha vënë mbi çati për të bërtitur,doja që të gjithë të kishin marrë pjesë në gëzimin tim... Një ditë pas në zyrë i kam treguar të gjithëve,por më tepër sesa tregoja kam vënë në dukje si lëvizja krahun dhe kolegët e mi qëndrojnë të gjithë të habitur sepse ndryshimi ishte i çartë.
Unë nuk mbaroj kurrë së falenderuari e lëvdoj Zotin për këtë dhuratë të jashtëzakonshme.Ai më ka shfaqur gjithë dashamirësinë, shpirtmadhësin e dashurin  që ka ndaj të gjithë fëmijëve të tij, asnjëherë i ndaluar nga fatkeqësia njerëzore.

IRIS DANESE