MARRE NE LUTJE
Emri im eshte paola. Historia ime ka filluar ne vitin 2004,kur pas berjes se nje ekografiete "legenit", me percaktojne endometriozen. Endometrioza eshte nje lloje semundje qe prek grate ne perudhen e riprodhimit dhe karakterizohet nga rritja dhe shtimi i endometrios, domethene e cipes qe mbulon mitren,ne vende te tjera ku nuk duhet te jete.Kjo cipez peson ndryshimet hormonale te ciklit mestrual, trashet, rrjedh gjak,por nuk mund te dale jashte trupit (te debohet) dhe provokon enjtje kronike,dhimbje te pergjitheshme per te shumtat e diteve te muajit,duke u shumuar normalisht gjate javes se ciklit mestrual.Si rrjedhoje,ciklet jane shume te dhimbshem,emoragjike,me dhimbje edhe gjate kryerjes se marredhenjeve,gjate jashteqitjes, cistite te shpeshta,parregullsi zorresh, shqetesime te njejta me ate te colones nervoze.Vendet me te perbashketa ku zhvillohen këto shpërthime janë vezoret, tubat, fshikëz , veshkat , zorrët, dhe në shumicën e rasteve,ben nje femer sterile(nuk mund te beje femije). Ne rastin tim kishin diagnostikuar nje cist endometrio-sica ne vezoren e majte. Ne ato kohe nuk isha akoma e martuar,por gjithsesi pyeta doktorin nese ky cist (cipe) mund te ndikoje ne fertilitetin tim,dhe ai mu pergjigj qe nuk duhej te shqetesohesha sepse pjesa tjeter e aparatit te riprodhimit funksiononte ne rregull.Ne kohen qe u martova dhe vendosa te beja femije,filluan te kalonin muaj pa asnje rezultat ;ne fillim mendoja se nuk kishin qene ditet e duhura te ovulimit,por duke u kujdesur edhe per kete fakt,rezultatet nuk ndryshonin.pas rreth 8/9 muajsh vendosa te beja nje vizite tek nje doktor shume i njohur ne Bologna(Bolonje) qe kishte zgjidhur shume raste sterile.sapo pa analizat e mia dhe te burrit tim,na tha se ishte cdo gje ne rregull,e vetmja kauze e kesaj mungese te shtatzanise ishte pikerisht endometriozi qe nderkohe kishte ndikuar ne fertilitetin tim,duke me bllokuar edhe nje tube.ai me tha se e vetmja zgjidhje ishte nderhyrja kirurgjikale(operacioni),qe mund te pastronte organet dhe ristabilizuar pjellorine time,perndryshe nuk kishte asnje shprese sepse enjtja e tesuteve nuk lejonte te behej e mundur fekondimi i vezes.Ne te njejten periudhe kisha njohur Don Marco dhe kisha filluar te merrja pjese ditet e lutjes per te semuret.ai shume i bindur ne dashurine e zotit me siguroi duke me thene se nuk do ishte e nevojshme asnje nderhyrje kirurgjikale(operacion) dhe se zoti do na dhuronte nje femije vetem duke ju lutur,lavderuar e duke i besuar atij.E pranoj qe vetem duke marre pjese ne keto takime e duke u lutur me besim,arrija te gjeja pak qetesi,se perkundrazi ndihesha shume e irrituar dhe ne faj kundrejt burrit tim,duke qene une pjesa sterile,dhe prej meje,as ai nuk mund te provonte lumturine e te qënit baba,dhe cdo muaj perpikmerisht ,qe rikthehej cikli,bija ne qarje e deshperuar.Nga ana tjeter ne fakt,duke menduar ata qe vuanin nga semundje serioze,me dukej e padrejte te qaja per dicka te tille,ne fun te fundit isha mire dhe fale zotit nuk kisha asnje semundje te rende.Por deshira per te pasur femije ishte shume e forte dhe e gjithe familja ime lutej qe zoti te degjonte lutjet tona.nderkohe isha ne listen e pritjes per tu bere operim dhe me pas per te bere evolimin me ndihmen e nderhyrjeve..por sic thoshte Don Marco,operacioni nuk ishte i nevojshem;te premten e shenjte fillova recitimin e korores se meshires hyjnore,duke i kerkuar me besim te plote te me falte nje femije,dhe pa u dashur te arrinte e diela pas pashkeve,zbulova qe isha shtatzane.jesusi pikerisht ne ditet e pashkeve dhe se ringjalljes se tij kishte sheruar dhe mitren time sterile!Ne ekografine e pare,doktoresha me tha se ishte zene veza e leshuar nga tuba e majte,pikerisht nga ajo e mbyllura,duke me konfermuar mbrekulline qe zemra ime dhe besimi im ishin te sigurte dhe mirnjohes ndaj zotit.Pas nje periudhe shume te gjate provash,qe zgjati dy vjet e gjysem,ne 30 dhjetor 2011,1indi Samuele jone.emri i tij u zgjodh pikerisht per domethenjen e tij "i marre ne lutje" "zoti i degjoi lutjet tona"dhe cdo dite qe kalon falenderoj e lavderoj zotin per dashurine e tij te pambarimte.dhe e falenderoj edhe qe me beri te njoh Don Marco qe me lutjet e tij te cmuara u lut per ne qe te bente te mundur realizimin e kesaj mbrekullie dhe ka kontrubuar ne rritjen e besimit tim ndaj zotit. FALENDERIM DHE LAVDI PER ZOT1N