NJË FAMILJE E SHËRUAR DHE E ÇLIRUAR
Më quajnë Paola, jetoj në fund të veriut të Italis jap dëshmim për Pranin e Jezu Krishtit në mes nesh e falenderoj të gjithë ata që pranojnë e besojnë në Atë. Ndërmjet vitëve '80 e '90 familja ime ka qenë e përndjekur fort nga prania e Malinjëve. Kemi patur vuajtje në të gjithë gjinit, mbi të gjitha dy vajzat e mia. Mbas disa vite vuajtje kemi njohur një prift të ri që na ka marrë për dore shpirtërisht e na ka shoqëruar gjatë një rruge të madhe besimi. Ne kemi vënë zemrën edhe kemi filluar të besojmë me një besim të madh jashtë... mase veçse Zotëria Jezus e vetëm Ai mund të kishte ndihmuar. Ne 8 dhjetor 1988 festa e Zojës së papërlyer ka filluar ndryshimi në jetën tonë: vajza ime e parë qe përfundimisht çliruar nëpërmjet një lutje të bërë nga disa karizmatik e jeta në familje kthehet e qetë e në paqe. Por në prill të 1990 unë kam qenë e goditur nga kanceri: një karçinomë në vezore qeliza të këqija në stomak. Mbas momentit të parë të humbjes të vëmendjes ne i jemi besuar të gjithë rishtas Zotit dhe kemi përballuar të gjithë rrugën e përshkuar të sëmundjes, pra shqyrtimin dhe operacionin kirurgjik (dy për 28 ditë). Kemi kërkuar përsëri ndihmë në lutje e të njëjtit karizmatik që lutëshin për vajzën time u lusin edhe për mua. Në mëngjesin e operacionit të dytë,ai më i madhi,në stomak jam lutur dhe i kam kërkuar Zotit nëpërmjet biblës një Fjalë të Tij. Leximi i parë që më ka ardhur poshtë syve thonte kështu: "Ti nuk do të vdesësh, por do të jetosh për të bërë të ditur veprën e Zotit!" Kam mbyllur biblën e me qetësinë më të madhe kam shkuar në sallën e operacionit. Mbas 5 oresh mjekët më kanë komunikuar përfundimin e operacionit e më kanë thënë që nuk do të ishte e nevojshme për kurë të mëtejshme o për kemioterapi për arsye se kanceri që kishin diagnostikuar(me gjithë ekzaminimet e shqyrtimet më të hollësishme) në stomak nuk ishte më, por jo me kuptimin që ma kishin hequr tutje doktorët përkundrazi kur doktorët hapin barkun nuk kishte më asnjë gjurmë tumori! Zoti kishte ndërhyrë përsëri me dashuri mbi mua e në familjen time dhe ne nuk mbarojmë kurrë së falenderuari. Por nuk mbaron këtu. Në 1995 burri im(ishte 49 vjeç) vjen i goditur nga infarkt shumë i rëndë me ndalim të zemrës(arresto cardiak),bën një javë në terapi intensive që ishte në rrezik për jetën,por falë Zotit ka shpëtuar. Nuk rri pastaj këtu të tregoj çdo gjë kjo që ka ndodhur në vitet e njëpasnjëshëme... do të ishte të shkruaje një libër. Dua vetëm të them që besimi të Zoti na ka shpëtuar mbi të gjitha në momente dëshpërimi e hidhërimi. Mendoja për të kaluar pelqërin në qetësi dhe përkundrazi Zoti më dha provë më të fortë ... burri im në fund të nëntorit 2007 pati qenë goditur nga luçemia mieloide acuta e meqenëse ishte tashmë mbartës i një sëmundje në palcë,(la Policitemia) nuk pati qenë e mundur për tu bërë asgjë kështu që për 20 ditë na ka lënë. Këtë herë kemi dashur me besu përfundimisht në mëshirën e Zotit.
Burri im ka mbajtur një kthjelltësi të pabesueshëm,i është besuar plotësisht Jezu Krishtit dhe Ai i ka dhënë forcën me përballuar me qetësi shpirtërore vdekjen. Uroj të gjithë njerzit që të fillojnë takimin me Zotin që të mundni të bëni gjithashtu. Ka patur 20 ditë vuajtje të pashprehshëm, por fjalët e fundit kanë qenë: "Unë nuk vuaj më, jam mirë, jam me Jezusin tim!" Mbas 6 orësh ka vdekur ndër paqen e Zotit, ishte 62 vjeç, ishte 13 dhjetor 2007, dita e dritës. Unë i kam qenë përherë pranë e kam shoqëruar me lutje e shumë dashuri në udhën e tij drejt Zotit, gjithashtu dhe Ati i tij shpirtëror e gjithë personeli e mjekët e spitalit. Unë Paola, me ndihmën e Zotit e me lutje shkoj përpara për dashurin e burrit tim e për të ndihmuar familjen time: vajzat e mia e burrat e tyre e mbi të gjitha 4 nipat e mi Rebecca (10 vjeçe), Serena (7 vjeçe), Martina (6 vjeçe) e Riccardo Giovanni, lindur një muaj mbas vdekjes të burrit tim. Falenderoj Zotin për gjithë gëzimin që më ka dhënë, për 39 vjet martesë që kemi jetuar unë e Giovanni, për familjen që kemi krijuar së bashku edhe për pakënaqësitë e jetuara, sepse na ka forcuar e na ka bërë për të gjetur Besimin, atë të vërtetë! Përshëndes me dashuri të gjithë ata që lexojnë këtë dëshmim.